Transmetuar më 04-03-2026, 10:53

Rinas, 4 mars 2026 – Në vijim të kontrolleve për respektimin e ligjshmërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se në Degën Doganore Rinas janë bllokuar 920 pajisje elektronike të markave “Apple” dhe “Samsung”, nën dyshimin për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas të dhënave zyrtare, nga pajisjet e sekuestruara, 510 janë telefona celularë të llojeve të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër përfshin smartwatch dhe pajisje të tjera elektronike.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për të përcaktuar origjinën dhe dokumentacionin shoqërues të mallrave, si dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se mbetet në angazhim të plotë për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit në pikat doganore të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit