Transmetuar më 04-03-2026, 10:51

Vlorë, 4 mars 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një mjet tip “Volkswagen Passat”. Sipas informacioneve paraprake, të dy mjetet po lëviznin në drejtim të qytetit të Vlorë, kur automjeti “Mercedes” dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit tjetër.

Si pasojë e përplasjes, automjeti “Mercedes”, që drejtohej nga një shtetase, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar pranë një kanali anësor. Ndërkohë, edhe mjeti “Passat”, që drejtohej nga një shtetas mashkull, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të autostradës.

Fatmirësisht, katër personat që udhëtonin në të dy automjetet nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dëmet materiale në të dy mjetet raportohen të jenë të konsiderueshme.

Dy personat që ndodheshin në automjetin “Mercedes” janë shoqëruar për kontroll mjekësor në spitalin e Vlorës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, përfshirë matjet dhe ekspertizën teknike, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka rrëfyer për mediat lokale momentet e përplasjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit