Transmetuar më 04-03-2026, 10:50

Tiranë – Drejtori i Mjedisit në Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Klesti Çela, është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar në zyrë Fatmir Metën, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve në këtë institucion.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në ambientet e IKMT-së, ku Çela, së bashku me tre persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se ka goditur Metën për shkak të detyrës. Paraprakisht, bëhet me dije se konflikti fizik ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasin Klesti Çela dhe po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incident, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Pas ngjarjes, drejtori i IKMT-së, Afrim Qendro, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Klesti Çelës. Sipas burimeve, vendimi është marrë në koordinim me kreun e Inspektorateve, Dashnor Sula.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit