Transmetuar më 04-03-2026, 10:05

Popullata e Canis lupus po tregon shenja të forta rënieje në Parkun Kombëtar Shebenik, duke ngritur alarmin për një nga grabitqarët kulmorë më të rëndësishëm të ekosistemit shqiptar.

Monitorimet e realizuara nga AlbNatyra përmes kamerave kurth (camera-trap) tregojnë një prani gjithnjë e më të rrallë të ujkut gjatë viteve të fundit. Të dhënat mbledhura ofrojnë një metodë jo-invazive dhe të besueshme për vlerësimin e pranisë, aktivitetit dhe strukturës së grabitqarëve të mëdhenj në ekosistem.

Sipas studimeve europiane, rënia lokale e popullatave të ujkut lidhet kryesisht me presionin njerëzor, reduktimin e gjahut natyror dhe fragmentimin e habitateve malore. Specialistët paralajmërojnë se rënia mund të jetë pranë një pragu kritik ekologjik, duke kërcënuar ekuilibrin e zinxhirit ushqimor dhe biodiversitetin e zonës.

AlbNatyra konfirmon se do të vijojë monitorimin shkencor në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Prespa Ohrid Nature Trust, IUCN, WWF dhe The EUROPARC Federation, ndërsa ekspertët nënvizojnë se ndërhyrjet e koordinuara dhe masat parandaluese janë urgjente për të shmangur humbje të pakthyeshme në Shebenik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit