Transmetuar më 04-03-2026, 09:53

Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Tërheqja e ujit me mbi 10 metra nga vija e zakonshme e bregut ka bërë që shumë varka peshkimi të mbeten në cekëtinë, duke shkaktuar vështirësi të përkohshme për peshkatarët në daljen për peshkim.

Ky fenomen natyror ndodh periodikisht dhe lidhet me lëvizjet e ujërave detare, të ndikuara nga faktorë të ndryshëm natyrorë, dhe zgjidhet kur uji rikthehet në nivelin e zakonshëm. Para disa ditësh deti u ngrit 1.5 m duke përmbytur plazhe e rrugë në Orikum.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit