

Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare më 5 mars për diskutimin dhe miratimin e disa projektligjeve dhe çështjeve procedurale, por në rendin zyrtar të ditës nuk është përfshirë çështja e ish-zv/kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Po ashtu, nuk figuron as kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Mbetet për t’u parë se në cilën seancë parlamentare do të trajtohet kjo çështje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






