

Një punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij.
Sipas njoftimit zyrtar, Eugen Saliasi ka goditur Alfred Xhoxhajn për motive të dobëta lidhur me punën.
Alfred Xhoxhaj ka paraqitur kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, ndërsa Eugen Saliasi është proceduar për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Njoftimi i plotë:
"Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi, i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






