

TIRANË – Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj për 20 ditë nga punimet e Parlamentit.
Sipas PS, gjatë seancës së së hënës, Shehaj bllokoi foltoren dhe, pas tërheqjes së vëmendjes nga kryesia, nuk e liroi atë, duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.
Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet sot në orën 12:00 për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e Shehajt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






