

TEHERAN – Iranianët do t’i japin sot lamtumirën Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në vendin e lutjeve të Imam Khomeinit në Teheran, njoftuan mediat shtetërore iraniane.
Sipas raportimeve, zia do të zgjasë tre ditë, ndërsa procesioni i varrimit do të njoftohet pas përfundimit të homazheve publike. Autoritetet kanë organizuar masa të posaçme për pritjen e qytetarëve që pritet të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se pas ceremonive në kryeqytet, trupi i Ali Khameneit do të transportohet për t’u varrosur në qytetin Mashhad, në verilindje të Iranit. Data dhe ora e varrimit nuk janë bërë ende publike.
Zyrtarët e përfshirë në organizimin e ceremonisë kanë konfirmuar se do të mbahet edhe një përkujtimore publike në Teheran, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






