Transmetuar më 03-03-2026, 23:44

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit mbajti sot një konferencë të gjatë për shtyp në një shkollë të goditur nga sulmet amerikane ku humbën jetën 181 nxënëse.

I pyetur pse negociatat përfunduan me shpërthimin e luftës, ai tha: “Ne shkuam në tryezën e negociatave me qëllim të mirë, në kohën kur skena e vrasjes së fëmijëve iranianë akoma ishte para syve tanë”, citon noa.al një raport të ParsToday.

Ismail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, tha se "udhëheqësi i Iranit deri në çastin e fundit ka mbajtur qëndrimin e qartë për mosprodhimin e armëve bërthamore nga Irani".

Më tej ai tha se kjo është një luftë e imponuar nga regjimi izraelit dhe Amerika kundër Iranit, ndërsa shtoi: “Populli i Iranit, qytetarët iranianë, po përballen me agresion dhe sulme dhe po vriten me të padrejtë vetëm për shkak të këmbënguljes për liri, për pavarësi dhe për shkak të dashurisë ndaj atdheut”.

"Ne jemi sulmuar në mënyrë të padrejtë dhe pa kurrfarë arsye ligjore nga Amerika dhe regjimi sionist”, shtoi ai.

Zyrtari diplomatik tha se "ne kemi paralajmëruar shumë herë për mosveprim dhe indiferencë të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj shkeljes së ligjit". Sipas tij, ajo çfarë po ndodh sot, "është rezultat i mosveprimit dhe indiferencës së Bashkësisë Ndërkombëtare përball krimeve të cilat janë kryer gjatë këtyre dy vite e gjysmë" dhe shtoi: “Bota ka parë gjenocidin dhe nuk ka vepruar, ka shikuar kryerjen e krimeve dhe agresionit kundër vendeve fqinjë dhe nuk ka vepruar. Ne shumë herë kemi thirrur me zë të lartë dhe kemi paralajmëruar se nëse nuk vendoset nën kontroll kjo shkelje e ligjit dhe kjo politikë e rrejshme, do të ketë pasoja për të gjitha vendet".

"Shtetet të cilat pretendojnë se kanë formësuar sistemin e normave ndërkombëtare dhe kanë luajtur rol themelor në hartimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, nëse nuk ndërmarrin veprime, ky zjarr i luftës do t’i përfshijë të gjithë. Sot, rajoni ynë po përballet me një situatë të tillë”, paralajmëroi ai, duke theksuar: “Mbajeni mend, ata të cilët në këtë kaos mundohet ta ruajnë veten dhe nuk reagojnë siç duhet, në realitet po shantazhohen nga e keqja, prandaj shpejt ose më vonë, do të përballen veten po me këtë situatë. Indiferenca dhe mosveprimi shndërrohet në bashkëpunim në krim dhe në padrejtësi”.

Baghaei duke vënë në dukje se kur akoma nuk kishin kaluar 24 orë nga raundi i fundit i negociatave, Irani u përball me sulmin ushtarak.

Në këtë pikë ai tha se "nuk na kanë lënë rrugë tjetër përveç rezistencës”.

Zyrtari i MPJ foli dhe për një raport të Pentagonit duke cituar sipas tij se Irani nuk kishte kurrfarë rreziku për Amerikën: "Presidenti i Amerikës thotë se Irani ishte një rrezik i afërm! Çfarë rreziku?! Raporti i Pentagonit thotë se Irani nuik ishte kurrfarë rreziku për Uashingtonin. A ka dërguar Irani ushtri drejt brigjeve të Amerikës? Irani vallë ka lëshuar raketa në drejtim të Shtëpisë së Bardhë?"

Më tej ai shtroi pyetjen: "Nëse thuhet se programi bërthamor i Iranit është shkatërruar tërësisht në muajin qershor, atëherë për çfarë arsye është lufta përsëri?

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit