

Një sulm me dron iranian goditi stacionin e CIA-s në ambasadën amerikane në kryeqytetin saudit, Riad.
Lajmi raportohet nga The Washington Post, duke cituar dy burime.
SHBA-të dhe Arabia Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës në Riad, por nuk zbuluan nëse stacioni i CIA-s ishte dëmtuar.
Lidhur me stacionin e CIA-s, shkalla e dëmit nuk është bërë e qartë, ndërsa nuk ka indikacione se ndonjë personel i shërbimit sekret është plagosur.
Më herët u raportua se Irani goditi me dronë ambasadat e SHBA-së në Riad dhe Dubai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






