

Prokurorët në qytetin verior italian të Forli-t po hetojnë një shofer ambulance 27-vjeçar nën dyshimin për vrasjen e pesë pacientëve të moshuar. Vdekjet dyshuese ndodhën gjatë ose menjëherë pas transportimit të pacientëve nga i riu, i cili punonte për Kryqin e Kuq Italian.
Burimet hetimore dyshojnë se shoferi mund t’u ketë dhënë pacientëve substanca të dëmshme gjatë transferimeve në spital. Autoritetet po shqyrtojnë edhe raste të tjera të dyshimta, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet ndërsa hetimi zgjerohet.
Rasti i fundit që po hetohet është ai i një gruaje 85-vjeçare që vdiq nga një atak kardiak në nëntor 2025. Të gjithë pacientët përjetuan arrest kardiak gjatë transportimit; disa vdiqën menjëherë, të tjerët pak më vonë ose në ditët që pasuan.
Hetimet filluan pasi familja e një prej viktimave kërkoi autopsinë. Shoferi nuk është arrestuar dhe nuk është vendosur në paraburgim, por është pezulluar nga detyra. Dega lokale e Kryqit të Kuq Italian është njoftuar për hetimin katër ditë më parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






