

Një përplasje e fortë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes banorëve Mateo dhe Rogert në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku ky i fundit i bëri Mateos një pyetje të papërshtatshme lidhur me motrën e tij. Pyetja “me sa meshkuj ka bërë sesk motra jot?” shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe personazhe të njohur të ekranit, të cilët dënuan mënyrën e ashpër të komunikimit të Rogertit.
Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, reagoi ashpër përmes një postimi në “Instastory”, duke kërkuar ndjesë për motrën e Mateos. Ajo theksoi se respekti ndaj grave nuk është opsion, por themel, dhe kritikoi sjelljen e banorit: “Respekti ndaj grave nuk është opsion, është bazë! Ky sendi e ka bazën totalisht të çbërë! Ndjesë motrës së Mateos ????”
Reagimi i Egla Cenosit u prit gjerësisht nga ndjekësit, duke vënë në pah rëndësinë e respektit dhe etikës në komunikimin mes banorëve brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






