

Pas spekulimeve në rrjetet sociale se bashkëshortja e banorit të Big Brother Albania, Mirë, mund të shfaqej sonte në spektakël për të mbështetur partnerin e saj, ajo ka hedhur poshtë këto aludime. Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një fotografi nga ambienti i saj i punës në Gjermani, duke treguar se angazhimet profesionale vazhdojnë si zakonisht.
Në mbishkrimin e fotos, ajo iu drejtua ndjekësve duke konfirmuar: “Për të gjithë që mendojnë që jam në Prime sot… Më vjen keq por jam në punë!” Ky postim ka qetësuar fansat dhe ka sqaruar situatën, duke treguar se prioritet mbeten detyrat profesionale.
Megjithatë, pritet që bashkëshortja e Mirit të bëjë një paraqitje surprizë në ambientet e shtëpisë, në një moment të ardhshëm, pas vizitës që vajza e tij i bëri pak javë më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






