

TIRANË, 3 mars 2026 – Shtatëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar marrjen e masës disiplinore “Vërejtje” ndaj deputetes Zegjine Çaushi, për gjuhë të konsideruar fyese dhe denigruese ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në shkresën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat theksojnë se gjatë seancës plenare të 19 shkurtit janë përdorur shprehje që, sipas tyre, cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me Kodin e Sjelljes së Deputetit. Ato argumentojnë se sjellja përbën shkelje të Nenit 6 të këtij Kodi dhe se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk është më proporcionale me natyrën e përsëritur të shkeljes.
Organizatat kërkojnë konstatimin formal të shkeljes, vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje” dhe bërjen publike të vendimmarrjes.
Organizatat nënshkruese janë:
Albanian Woman in Audiovisual
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
The Center for Science and Innovation for Development (SCIDEV)
Qendra për Advokim Social
Community Reporters Albania (CRA)
Gender Alliance for Development Centre (GADC)
Aleanca LGBT
Ambasada PINK
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)
Westminster Foundation for Democracy (WFD)
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”
Qendra psiko-sociale VATRA
Në Dobi të Komunitetit
Citizens.al
Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)
Organizatat kanë kërkuar një përgjigje brenda 10 ditëve kalendarike pune lidhur me masat që do të merren nga Byroja e Kuvendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






