Transmetuar më 03-03-2026, 19:10

GJIROKASTËR, 3 mars 2026 – Një aksident i rëndë në vendin e punës është shënuar ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Dritan Kopeci, punonjës i shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e një ndërtese private. Gjatë punës, dyshohet se ai ka rënë nga lartësia e katit të katërt të godinës.

Si pasojë e rënies, punëtori ka mbetur pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitali i Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen, rreth tetë punonjës janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë për t’u marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet e plota të rënies dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit