Transmetuar më 03-03-2026, 19:02

KOLUMBI, 3 mars 2026 – Policia Kombëtare e Kolumbisë ka njoftuar shkatërrimin e një organizate kriminale të lidhur me mafian shqiptare, e cila vepronte në provincat Guayas, Pichincha dhe El Oro.

Operacioni përfundoi me 16 arrestime, 26 bastisje dhe sekuestrimin e 7.64 tonë lëndë narkotike, me një vlerë të përllogaritur tregu prej 346 milionë dollarësh në Evropë.

Hetimi zgjati më shumë se një vit dhe nisi në tetor 2024, pas një operacioni në sektorin Barbones, në provincën El Oro, ku u sekuestrua rreth gjysmë ton drogë dhe u arrestuan tre persona. Më pas, autoritetet kolumbiane bashkëpunuan me Europol, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe me Drug Enforcement Administration (DEA).

Sipas hetimeve, janë identifikuar lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë, të konsideruar si objektiva prioritarë edhe në operacione të zhvilluara njëkohësisht në Spanjë dhe Holandë.

Operacionet paralele në Holandë çuan në sekuestrimin e 2.5 tonë drogë në kuadër të Operacionit “Victoria”, me pesë arrestime. Në fazën e dytë, “Victoria II”, u sekuestruan edhe 1.2 tonë të tjera pa arrestime. Ndërsa në një tjetër operacion u konfiskuan 3.2 tonë drogë dhe u arrestuan tre shtetas shqiptarë.

Në total, veprimet në territorin evropian arritën në 7.64 tonë drogë të sekuestruar, ndërsa autoritetet theksuan se goditja ekonomike ndaj organizatës tejkalon 346 milionë dollarë.

Gjatë bastisjeve në Ekuador u sekuestruan 14 automjete luksoze, 20 telefona celularë, armë zjarri, bizhuteri dhe mbi 800 mijë dollarë para në dorë. Mes të arrestuarve është edhe Hernán Ruilova, i kapur në Machala. /ecuavisa.com

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit