Transmetuar më 03-03-2026, 18:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur takimin me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku në fokus të bisedimeve është situata e luftës në Iran.

Gjatë deklaratës për mediat, Trump vlerësoi mbështetjen e Merz, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve në përballjen me krizën aktuale.

Duke folur për zhvillimet në Iran, presidenti amerikan u shpreh se infrastruktura ushtarake e vendit është dëmtuar rëndë. “Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë zbulim ajror dhe gjithçka atje është shkatërruar”, tha Trump. Ai shtoi më tej: “Po ia dalim shumë mirë. Kemi një ushtri të shkëlqyer dhe po bëhet një punë fantastike.”

Trump deklaroi gjithashtu se SHBA-të dhe Izraeli po vijojnë operacionet ushtarake, duke goditur objektiva që i konsiderojnë strategjikisht të rëndësishme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit