Transmetuar më 03-03-2026, 18:26

Afrim Qendro ka shkarkuar nga detyra Klesti Çelën dhe Ervin Bixhën. Ky i fundit mbante pozicionin e këshilltarit pranë kryeinspektorit të IKMT-së.

Burime informojnë se Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit që është kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas debatit të djeshëm, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me qyta pistoletash brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas incidentit të rëndë, mësohet se Çela ka shkuar në zyrën e Drejtorit të IKMT Afrim Qendro, ku ka kërkuar dorëheqjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit