

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i hapur për të mbështetur grupe iraniane të gatshme të marrin armët për të rrëzuar regjimin në Teheran, raportoi të martën The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Sipas burimeve të gazetës, Trump ka zhvilluar të dielën një bisedë me liderë kurdë në Iran dhe po angazhohet në mënyrë të vazhdueshme me figura të tjera rajonale që, sipas raportimit, mund të përfitojnë nga dobësimi i regjimit iranian.
Media Axios ishte e para që raportoi për telefonatën e Trump me liderët kurdë.
Sipas raportimit, forcat kurde kanë prani të konsiderueshme përgjatë kufirit mes Irakut dhe Iranit.
Bombardimet izraelite ndaj pozicioneve në Iranin perëndimor kanë nxitur spekulime se synimi mund të jetë krijimi i hapësirës për një avancim të mundshëm kurd.
Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt një plan të tillë.
“Presidenti Trump ka folur me shumë partnerë rajonalë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pa komentuar mbi qëllimet konkrete të presidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






