Transmetuar më 03-03-2026, 17:28

Mali i Zi – Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë ka nisur me fitore kualifikueset për Botërorin 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Të dy golat për kuqezetat u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, e cila shënoi fillimisht për barazim 1-1 dhe më pas eurogolin që vendosi rezultatin përfundimtar 1-2.

Trajneri Armir Grima luajti me këtë formacion titullar: Antigoni Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Mikaela Metalla, Fortesa Berisha, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi dhe Megi Doçi.

Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa në pjesën e dytë vendaset kaluan përkohësisht në avantazh në minutën e 67-të. Barazimi erdhi tre minuta më pas me Doçin dhe avantazhi u vulos në minutën e 76-të, gjithmonë me gol të kapitenes shqiptare.

Kjo fitore tregon karakter, besim dhe dëshirë të madhe nga skuadra shqiptare.

Ndeshja e ardhshme e kualifikueseve do të luhet kundër Çekisë më 7 mars, në ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet nga FSHF TV.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit