Transmetuar më 03-03-2026, 17:10

Foto arkivë Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë, pranë fshatit Stjar, përballë Mavropullit.

Një makinë tip Toyota, e drejtuar nga Fatmir Kuci, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi Fatmir Kuci dhe pasagjerja Kano Kuci. Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, dëmtimet janë të lehta dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës janë në vendngjarje duke kryer veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit