Transmetuar më 03-03-2026, 16:12

Mesazh diplomatik nga Pekini: Dialog dhe mbrojtje e civilëve, të gjitha palët të punojnë për paqe dhe stabilitet. Sulmet ndaj civilëve duhet të dënohen!

Sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të dhe Izraelit kundër Iranit, kanë çuar në një përshkallëzim të shpejtë të tensioneve rajonale, me efekte përhapëse që prekin vendet fqinje.

Këtë e konstatoi me shqetësim sot ministria e Jashtme e Kinës. Zëdhënësja e MPJ, Mao Ning tha në konferencën e rregullt për shtyp sot, se vendi është thellësisht i shqetësuar për këtë.

Ajo shtoi se "Kina beson se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve të Gjirit duhet të respektohet plotësisht" dhe theksoi se "çdo sulm ndaj civilëve të pafajshëm dhe objektivave joushtarakë duhet të dënohet".

Në këtë pikë, shtrohet kërkesa ndaj të gjitha palëve që "të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit".

Zëdhënësja e MPJ tha po ashtu se vendi shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me vendet e rajonit dhe bashkësinë ndërkombëtare për të nxitur paqen dhe për të ndaluar luftën, si dhe të bëjë përpjekje pozitive për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit