Transmetuar më 03-03-2026, 14:08

Muxhahidinët e Shqipërisë dolën sot me një deklaratë mbi dyshimet se Irani mund të sulmojë me raketa kampin e tyre në Manzë.

Shahriar Kia, përfaqësues i muxhahidinëve në Manzë, në një deklaratë dërguar për noa.al thotë se "lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian".

Kia thotë se kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Ai siguron se "këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt", ndërsa thekson:

"Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur"

"Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri", përfundon deklarata e Shahriar Kia dërguar në redaksinë e noa.al.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit