

Sali Berisha ka dalë këtë të martë në një konferencë për mediat, ku iu është drejtuar mbështetësve të tij me një thirrje për t’u bashkuar në protestë ditën kur në Kuvend do të paraqitet kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Ditën që do të paraqitet kërkesa në Parlament, të gjithë para Parlamentit, për të mbrojtur kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar dhe shtetin ligjor,” tha Berisha.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të rrëzohet, por këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët:
“Edi Rama asgjëson drejtësinë dhe askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë. Askush nuk do të vijë ta heqë për lekë nga zyra e kryeministrit, por kjo është detyra jonë. Mos pranoni që dyert e Europës t’u mbyllen nga një armik i shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi kundër këtij rreziku të jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë,” u shpreh Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






