

Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të gjitha simboleve dhe logove të kësaj force politike.
Së fundmi, Partia Demokratike ka njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes në Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, e cila më parë përdorte emrin “Partia Demokratike e Shqipërisë”.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit
“Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes sonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm i faqes në Facebook, “Demokratët Euroatlantikë”, do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë”.”
Vendimi i gjykatës konfirmon zyrtarisht kontrollin e strukturave të PD-së mbi faqen e saj të mediave sociale, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disa vjeçare për identitetin dhe simbolet e partisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






