Transmetuar më 03-03-2026, 13:27

Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, i dyshuari shpreh pendesë

Gazmend Buçpapaj, i arrestuar si i dyshuari për ngjarjen ku humbi jetën 31-vjeçari Egli Pashollari, nuk ka dhënë shpjegime për motivet gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Sipas burimeve, 40-vjeçari ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje familjes së viktimës për humbjen e jetës së të riut, por nuk ka sqaruar arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Pas incidentit, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fsheh në një banesë në Tropojë. Ai u arrestua një ditë më parë nga forcat e policisë në këtë qytet.

Ngjarja ndodhi më 20 shkurt në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ku 31-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit