

Një 11-vjeçar u raportua i zhdukur nga nëna e tij dje në zonën e Freskut, në Tiranë.
Sot, fatmirësisht, i mituri është gjetur në Portin e Durrësit, ka bërë me dije për mediat mamaja e tij.
Sipas burimeve paraprake, 11-vjeçari, Dritan Dema, kishte pasur një debat me nënën një ditë më parë. Ai u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”, por nuk është paraqitur në orët e mësimit.
Pas shqetësimit për mungesën e tij, nëna ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, duke dorëzuar edhe foton e djalit për të ndihmuar në gjetjen e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, i mituri është lokalizuar dhe është rikthyer pranë familjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






