

Një sulm “kirurgjikal” ka çuar në vdekjen e Ali Khamenei. Të shtunën në mëngjes, avionët luftarakë izraelitë realizuan një goditje të saktë dhe të shpejtë në Teheran, duke shënjestruar kompleksin ku ndodhej Khamenei.
Sipas një raporti të publikuar nga Financial Times, operacioni i koduar “Ulërima e Luanit” u planifikua për më shumë se 25 vite dhe përfshiu përdorimin e teknologjive të avancuara:
Hakerim të kamerave të trafikut për të ndjekur çdo lëvizje të Khameneit dhe stafit të tij;
Përdorim të inteligjencës artificiale për analizimin e modeleve të lëvizjes dhe rutinës së liderit iranian;
Mbledhje të dhënash të shumta përmes algoritmeve për të monitoruar rrugët, oraret dhe vendndodhjet e zakonshme;
Operacione sekrete në terren nga Mossad, përfshirë rekrutimin e informatorëve dhe sigurimin e informacionit operativ;
Përdorim të njësisë speciale 8200 e Izraelit, e cila analizoi të dhëna elektronike, përgjoi komunikimet dhe ndërhyri në sistemet celulare për të krijuar një pasqyrë të saktë të lëvizjeve dhe sigurisë së Khameneit.
Vrasja u realizua me 30 raketa dhe një sulm ajror të papritur, duke parandaluar që ekipi i sigurisë së liderit të merrte masa paralajmëruese. Raporti zbulon se plani ka nisur që nga viti 2001, kur ish-kryeministri izraelit Ariel Sharon e identifikoi Iranin si një objektiv kyç të sigurisë kombëtare të Izraelit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






