Transmetuar më 03-03-2026, 11:55

Mohammed bin Zayed Al Nahyan, president i Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvilloi një vizitë publike në një nga qendrat më të frekuentuara të Dubai, në përpjekje për të qetësuar opinionin publik mes raportimeve për dronë iranianë të interceptuar nga mbrojtja ajrore e vendit.

Të hënën, ai vizitoi një qendër tregtare në Dubai, i shoqëruar nga Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Princi i Kurorës së Dubait, i cili mban gjithashtu postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Dy zyrtarët e lartë shëtitën në ambientet e qendrës tregtare dhe u ulën për të pirë kafe e për të drekuar mes qytetarëve, në një atmosferë të qetë.

Veprimi është interpretuar nga komentuesit si një mesazh i qartë sigurie dhe stabiliteti. “Kështu e qetëson kombin pa thënë asnjë fjalë. Lëvizje e fuqishme”, shkruanin përdorues në rrjetet sociale, duke e cilësuar paraqitjen publike si sinjal besimi në situatën e sigurisë.

Autoritetet nuk kanë raportuar për incidente të drejtpërdrejta në territorin e Emirateve. Dalja publike e udhëheqësve shihet si pjesë e përpjekjeve për të shmangur panikun dhe për të ruajtur normalitetin në jetën e përditshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit