

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi mes Mateo Borri dhe Rogert Sterkaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Gjatë përplasjes, Rogerti i përmendi motrën Mateos, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.
Për situatën ka reaguar edhe ish-banorja Xheneta Fetahu, e cila e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur.
“Kjo nuk ishte lojë. Me përmend motrën e dikujt me atë gjuhë është niveli më i ulët, jo strategji”, ka shkruar ajo.
Më tej, Xheneta shtoi: “Kur prek dinjitetin e një femre që s’është pjesë e lojës, ke kaluar çdo vijë. Çudi si s’pati reagim nga VIP-at jashtë për t’i dhënë zë kësaj çështjeje”.
Ajo shprehu gjithashtu vlerësim për qëndrimin e Mateos gjatë debatit. “Respekt për Mateon që u përmbajt”, u shpreh ish-banorja.
Mbetet për t’u parë në vijim nëse “Vëllai i Madh” do të marrë masa disiplinore ndaj Rogertit për këtë situatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






