Transmetuar më 03-03-2026, 09:55

Detaje janë zbardhur nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar paraditen e sotme në selinë qendrore të partisë.

Gjatë takimit 30-minutësh, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm dhe intensifikimi i angazhimit politik në terren.

Burime bëjnë me dije se në mbledhje u kërkua nisja e takimeve me strukturat drejtuese dhe mbështetësit në bazë, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Në takim mori pjesë edhe Belinda Balluku.

Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u përcaktua një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja vjen pas ndryshimeve në qeveri të ndërmarra vetëm pak ditë më parë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit