

Turistët e parë të bllokuar largohen nga Emiratet me fluturime riatdhesimi pas sulmeve ndaj Iranit. Megjithatë ende udhëtarëve u këshillohet të mos shkojnë në DXB ose DWC nëse nuk janë kontaktuar direkt nga linja ajrore e tyre me një kohë të konfirmuar nisjeje
Turistët e parë të bllokuar largohen nga Emiratet me fluturime riatdhesimi pas sulmeve ndaj Iranit, mes turistëve ende të bllokuar janë qindra shqiptarë.
Pas tre ditësh ndërprerjesh masive të fluturimeve për shkak të tensioneve në rajon, turistët e parë të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur të largohen me fluturime riatdhesimi, pasi disa kompani ajrore rifilluan pjesërisht operimet.
Emirates, Etihad dhe FlyDubai njoftuan se po kryejnë disa fluturime speciale sot dhe dule vijuar edhe nesër për të kthyer pasagjerët në vendet e tyre.
Flydubai e cila operon dhe në Shqipëri, po kryen fluturime sipas faqes së saj zyrtare vetëm në destinacionet që janë kryesisht qytete të Rusisë dhe Pakistanit, me një lidhje edhe nga Somalia
Mbi 2 mijë fluturime të anuluara
Të shtunën, Emiratet mbyllën hapësirën ajrore pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Në tre ditët e fundit janë anuluar mbi 2 mijë fluturime dhe mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar brenda dhe jashtë vendit.
Autoritetet e Dubait dhe Abu Dhabit premtuan mbështetje për pasagjerët e prekur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






