Transmetuar më 03-03-2026, 09:49

Pas 11 ditësh bllokim, sot në orën 12:00 rinis qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas, me hapjen e rrugës provizore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se në rrugën provizore të ndërtuar mes Korridori VIII dhe segmentit ekzistues të dëmtuar, mund të kryhet kalimi i të gjitha mjeteve. Qarkullimi do të realizohet me sinjalistikë kantieri.

“Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën ‘Arrat e Gurrës’.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, si dhe nga banorët e zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Segmenti prej 1.3 kilometrash i rrugës alternative (jo provizore) do të ndërtohet përkrah hekurudhës, në shtratin e Lumi Shkumbin. Ky segment shmang zonën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

‼️Njoftim‼️

Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas për të gjitha mjetet duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, por duke respektuar ngarkesën 8.2ton për aks.

🚘Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

🛣️Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit