

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila zgjati rreth 30 minuta. Të pranishëm në takim ishin kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Sipas burimeve, mbledhja kishte kryesisht karakter organizativ. Po ashtu, pritet të përcaktohet data për zhvillimin e Asamblesë së Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen pas takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, të mbajtur pak ditë më parë, si dhe në vijim të ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar.
Me ndryshimet e fundit, kryeministri shkarkoi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë, Balluku është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ka kërkuar arrestimin e saj. Këshilli i Mandateve në Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka marrë një vendim lidhur me imunitetin e saj.
Opozita ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme heqjen e imunitetit të Ballukut dhe të hënën dorëzoi raportin në Kuvend nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, me qëllim që ish-zëvendëskryeministrja të përballet me drejtësinë.







Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






