Transmetuar më 03-03-2026, 09:44

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta. Asnjë informacion nuk u dha për mediat e pranishme.

Ndër qëllimet e mbledhjes ishin fati i Ballukut nëse do të lejohet SPAK që ta arrestojë, vendim që duket të jetë ekskluzivitet i Ramës.

Gjithashtu në fokus ishte data e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Më e fundit ishte më 11 shtator 2025.

Jozyrtarisht noa.al mëson se në mbledhjen e kryesisë u diskutua për zgjedhjet në PS me datat që duket të jenë në muajt qershor dhe korrik 2026.

Në këtë mbledhje ishte e pranishme dhe Belinda Balluku. Përveçse deputete ajo është edhe kryetare politike e PS për qarkun Fier.

Gjithashtu në mbledhjen e kryesisë u pa të ishte edhe Elisa Spiropali e cila u shkarkua më herët nga Rama.

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit