Transmetuar më 03-03-2026, 08:19

Ndërsa sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë rezerva shumë të larta municionesh dhe armatimesh.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se stoqet amerikane të municioneve të nivelit të mesëm dhe të lartë janë në nivelin më të lartë ndonjëherë.

“Ne kemi një rezervë pothuajse të pakufizuar armësh,” shkroi ai, duke shtuar se vetëm me këto furnizime SHBA mund të vazhdojë luftërat “për një kohë shumë të gjatë dhe me sukses”.

Megjithatë, ai theksoi se, sipas tij, niveli i rezervave ende nuk është në pikën e dëshiruar.

Trump shtoi se një numër i madh armësh cilësore janë të depozituara edhe në vende të tjera. Ai akuzoi ish-presidentin Joe Biden se ka dërguar fonde amerikane te presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjithashtu, Trump reagoi ndaj kritikave të demokratëve për sulmet ndaj Iranit, duke lënë të kuptohet se këto kritika janë drejtuar personalisht kundër tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit