

Guarda Revolucionare të Iranit (Pasdaran) ka njoftuar se Kanali i Hormuzit është mbyllur për çdo lloj anijeje, duke paralajmëruar se çdo anije që tenton të kalojë do të sulmohet dhe “do t’i vihet flaka”.
Ky hap erdhi pas sulmeve ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe rrit tensionet në Lindjen e Mesme.
Kanali i Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë energjetike në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës globale, prandaj mbyllja e tij mund të ndikojë në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani nuk është në luftë me vendet fqinje të Gjirit, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmit të fundit.
Ai akuzoi Uashingtonin se ka tradhtuar diplomacinë duke kryer sulme ajrore së bashku me Izraelin, ndërkohë që ishin në zhvillim negociatat.
Araghchi theksoi se bazat ushtarake amerikane në rajon mbeten objektiva legjitime, duke shtuar se Irani nuk po sulmon vendet fqinje, por vetëm objektivat amerikane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






