

Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit njoftuan pak minuta më parë se fati i kryeministrit të regjimit sionist mbetet i paqartë pas një sulmi raketor nga Irani.
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike njoftoi: Zyra e Kryeministrit të Izraelit dhe vendndodhja e komandantit të forcave ajrore u sulmuan dhe u goditën rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit në sulme të targetuara dhe të papritura me raketa Khyber në valën e dhjetë.
Fati i kryeministrit izraelit është i mbuluar nga pasiguria, vijon njoftimi.
"Sulmet e suksesshme raketore të Iranit kundër territoreve të pushtuesve, në valën e dhjetë u përqendruan në kampusin qeveritar të regjimit sionist, dhe arritjet e këtyre sulmeve dhe informacionet shtesë do të njoftohen më vonë", thuhet në njoftimin zyrtar që publikoi agjencia e lajmeve të Iranit, Tasnim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






