

Araghchi: Bazat amerikane në rajon janë objektiva të ligjshme për ne
Teheran – Diplomati i lartë iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon përbëjnë objektiva të ligjshme për Iranin.
Araghchi tha sonte se prania e forcave amerikane në Lindjen e Mesme shihet si një kërcënim serioz për sigurinë e vendeve të rajonit. Ai shtoi se, në rast përplasjesh, këto baza do të konsiderohen shënjestra të ligjshme nga ana e Iranit.
Sipas tij, politika e Iranit është e qartë: çdo veprim i SHBA-së që cenon sigurinë e rajonit do të marrë përgjigjen e duhur. Araghchi nënvizoi se vendi i tij nuk kërkon tensione, por është i detyruar të mbrojë interesat kombëtare dhe sigurinë e popullit iranian.
Ai gjithashtu kritikoi vazhdimin e pranisë ushtarake amerikane, duke e cilësuar atë si faktor destabilizues për Lindjen e Mesme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






