

Banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Miri, ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u zgjodh lideri i shtëpisë, duke thënë se zgjedhja e Brikenës ishte e paracaktuar nga produksioni.
Në një bisedë me Juelën, Miri u shpreh:
“E di ti si është bërë Brikena lider? Është bërë nga produksioni! Se s’i kishte votat.”
Juela e mbështeti këtë pretendim, duke kujtuar se produksioni kishte ndërhyrë në shtëpi për të pastruar ambientin, një precedent i pazakontë që ndodhi për herë të parë me Brikenën.
Kur banorët preknin tema të ndaluara, zëri i Vëllait të Madh ndërpreu bisedën me thirrjen: “Kujdes mikrofonin”.
Miri gjithashtu zbuloi një situatë ku ishte përfshirë fituesi i BBV2, Luiz Ejlli:
“Ne na thanë bëni këtë gjë: erdhi Luizi na tha bëni këtë gjë. Na tha produksioni bëni këtë gjë, e bëmë ne këtë gjë, prap na hodhën poshtë, prap na ikën 3 veta, se ndejtën me ne, jo mo lal!”
Nga deklaratat e tij del se ndjekja e udhëzimeve të produksionit ka penalizuar banorët në lojë, duke nxitur debate dhe revolta brenda shtëpisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






