

Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio paralajmëron se goditjet më të forta ndaj Iranit ende nuk kanë ardhur. I pyetur se sa gjatë do të vazhdojë angazhimi i ushtrisë amerikane kundër Iranit, Rubio u përgjigj se operacioni do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme.
“Goditjet më të rënda nga ushtria amerikane janë ende përpara. Faza e ardhshme do të jetë edhe më e ashpër për Iranin sesa ajo që po ndodh tani,” deklaroi ai para gazetarëve në Kapitolin e SHBA-së.
“Sa do të zgjasë? Nuk e di sa kohë do të duhet,” shtoi Rubio. “Ne kemi objektiva të qarta dhe do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për t’i arritur ato.”
Rubio: Ndryshimi i regjimit nuk është objektivi ynë në Iran
Sekretari amerikan deklaroi se rrëzimi i regjimit në Teheran nuk është qëllimi i operacionit ushtarak.
“Do të donim që Irani të mos drejtohej nga klerikë radikalë shiitë,” tha ai përpara një seance informuese me dyer të mbyllura në Kapitolin e SHBA-së. “Por ky nuk është objektivi.”
Sulmet e para të përbashkëta SHBA–Izrael në Iran vranë Udhëheqësin Suprem Ali Ajatollah Khamenei, si dhe disa drejtues të lartë të vendit.
“Objektivat e këtij operacioni janë të shkatërrojmë aftësinë e tyre për raketa balistike dhe të sigurohemi që nuk mund ta rindërtojnë atë, si dhe të mos mund ta përdorin si mbulesë për një program bërthamor,” u shpreh ai. “Ky është misioni.”
Rubio, së bashku me Hegseth dhe zyrtarë të tjerë, po informojnë drejtuesit e Kongresit dhe anëtarët kryesorë të komisioneve të sigurisë kombëtare mbi operacionin ndaj Iranit.
Foto: AP
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






