

Fshihej në një banesë në Tropojë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes me thikë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin e koduar “Distanca”, që çoi në ndalimin e autorit të një vrasjeje të ndodhur më 20 shkurt 2026 në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.
Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së organizuar operacionale, u lokalizua dhe u mbajt nën mbikëqyrje në banesën e tij në Tropojë, shtetasi G. B., 40 vjeç, i dyshuar për vrasjen me thikë të shtetasit E. P.
Autori u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore dhe ndjekje penale. Operacioni tregon koordinimin efektiv midis strukturave policore dhe prokuroriale për trajtimin e krimeve të rënda në kryeqytet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






