

ARABIA SAUDITE– Riadi është bërë një qendër kryesore e evakuimit, për të pasurit. Biznesmenët, të pasurit dhe drejtuesit e lartë po largohen nga vedi, për shkak të tensioneve në rritje dhe mundësis së një pnisje lufte.
Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid i kryeqytetit saudit është ndër aeroportet e pakta të mëdha në rajon që ende funksionojnë normalisht. Kjo pasi sulmet iraniane me raketa dhe dron shënjestruan qytete duke përfshirë Dubain, Abu Dhabi dhe disa vende në Katar dhe Bahrein.
Me mbylljen e hapësirës ajrore, të pasurit kanë udhëtuar në Riad. Në disa raste duke ndërmarrë një udhëtim afërsisht 10-orësh nga Dubai, në mënyrë që të hipin në fluturime private jashtë rajonit.
Firmat private të sigurisë kanë punësuar flota SUV për të transportuar klientët në kryeqytetin saudit përpara se të organizojnë nisjet e avionëve me qira. Mediat shkruajnë se ata që u evakuuan përfshijnë figura të larta në institucionet financiare globale, si dhe individë të pasur që kishin qenë në për biznes ose pushime në Gjirin Persik.
Rritja e kërkesës ka rritur ndjeshëm kostot. Rrugët alternative janë ngushtuar. Ofruesit e sigurisë fillimisht eksploruan përdorimin e Omanit si një korridor daljeje, por ky opsion u bë i pazbatueshëm pas sulmeve të raportuara iraniane në infrastrukturën portuale të vendit dhe një cisternë. Kjo duke e lënë Riadin si pikën më të aksesueshme të tranzitit.
Në lidhje me këtë ngjarje, disa shkolla kanë kaluar në mësimin në distancë dhe disa kompani kanë këshilluar stafin të punojë nga shtëpia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






