Transmetuar më 02-03-2026, 20:47

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren me mbështetësit përpara Kryeministrisë, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e radhës.

Berisha deklaroi se demokratët dhe çdo qytetar do të mblidhen përpara Parlamentit në ditën kur do të diskutohet çështja e imunitetit të Belinda Balluku.

Sipas njoftimeve, seanca plenare pritet të zhvillohet më 12 mars, ku do të votohen raportet e paraqitura nga shumica dhe opozita lidhur me imunitetin e saj.

“Ftoj qytetarët ditën e diskutimit të imunitetit të Ballukut të gjithë te Parlamenti. Parlamenti i qytetarëve, jo i hajnave. Parlamenti juaj”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se protesta do të jetë një reagim qytetar ndaj procesit parlamentar dhe u bëri thirrje mbështetësve për pjesëmarrje masive.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit