

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se mbrëmjen e kaluar bombardues strategjikë B-1 të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë kryer sulme thellë brenda territorit iranian, me objektiv dobësimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit.
Sipas deklaratës së publikuar në platformën X, operacioni kishte në shënjestër infrastrukturën dhe objektet që lidhen me programin raketor iranian, në kuadër të ofensivës së vazhdueshme ushtarake.
“Siç deklaroi Presidenti, ‘ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave’”, thuhet në reagimin e Komandës Qendrore.
Sulmi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rajon, pas goditjeve të ndërsjella mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi dëmet konkrete apo viktimat e mundshme nga bombardimet, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar. /noa.al
Pamjet: CENTCOM
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






