

Sulmet ajrore izraelite në territorin e Libanit kanë shkaktuar të paktën 52 viktima dhe 154 njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas bilancit të përditësuar të publikuar nga qeveria libaneze.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë kishte raportuar për 31 persona të vrarë dhe 149 të plagosur, por shifrat janë rritur pas përditësimit të të dhënave.
Bombardimet në jug dhe lindje të Libanit, si dhe në periferi jugore të Bejrutit, kanë detyruar mbi 28,500 persona të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas njësisë qeveritare për menaxhimin e fatkeqësive.
Foto Al Jazeera nëpërmjet AFP
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






