

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Erion Braçe, i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.
Nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, Braçe theksoi se kjo do të ishte një mënyrë për të korrigjuar një padrejtësi ndaj kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.
“Ka një grup pensionistësh që nuk e kanë përfituar kompensimin e të ardhurave, dhe brenda këtij grupi është një tjetër që për fare pak ditë apo muaj pune nuk kanë përfituar pensionin e plotë të pleqërisë. Do të doja që ministria përkatëse të gjente një zgjidhje për këtë kategori, në mënyrë që edhe ata të përfitonin nga vendimi i qeverisë”, u shpreh Braçe.
Deputeti socialist nënvizoi se kompensimi për këtë kategori pensionistësh do të ishte një hap drejt barazisë dhe drejtësisë sociale për të gjithë përfituesit e ligjit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






