Transmetuar më 02-03-2026, 17:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar një ofensivë të fuqishme ndaj Iran, duke deklaruar se deri më tani nuk është nisur goditja serioze dhe se “vala e madhe po vjen së shpejti”.

Gjithashtu, raportohet se SHBA-të po mbyllin për një kohë të pacaktuar ambasadën e tyre në Bahrein.

Trump ka kritikuar kryeministrin britanik Keir Starmer për vonesën në pranimin e kërkesës së SHBA-ve për të përdorur bazat ushtarake britanike për sulme “mbrojtëse” kundër vendndodhjeve të raketave iraniane. Në një intervistë për Telegraph, Trump tha se kjo vonesë “ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë midis vendeve tona” dhe shtoi: “Duket sikur ai ishte i shqetësuar për ligjshmërinë”.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik reagoi duke nënvizuar se goditja e interesave britanike nga Irani ka çuar në ndryshimin e qëndrimit dhe e përshkroi Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të si “aleatë të fortë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit