Transmetuar më 02-03-2026, 15:49

Një këmbësore ka humbur jetën në një aksident tragjik në Devoll. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vishocicë, raporton noa.al duke cituar policinë e drejtorisë vendore Korçë.

Një 49-vjeçar ka qenë duke lëvizur mbrapsht me automjetin e tij kur ka përplasur një 85-vjeçare.

Për pasojë, e moshuara humbi jetën. Noa.al mëson se viktima është Alide Muka

"Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur shtetasi me iniciale A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën", tha policia lokale.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi ajo.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /noa.al

Foto arkiv

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit